KULTURË

Artikull

Festivali i Artit Rrugor në Plovdiv në kulmin e tij

Enjte, 23 Prill 2026, 15:39

Festivali i Artit Rrugor në Plovdiv në kulmin e tij

FOTO: 6fest.art

Madhësia e shkronjave

Artistë rruge nga 11 vende në 3 kontinente kanë mbërritur në Plovdiv për Festivalin Ndërkombëtar të Artit Rrugor 6Fest. Për një javë - deri më 26 prill 2026, në hapësira të hapura qyteti, pjesëmarrësit angazhojnë audiencën në takime emocionuese me artin - cirk, vallëzim, muzikë, akrobaci, statuja të gjalla еtj. Hyrja në të gjitha ngjarjet është falas.

Për të shtatin vit radhazi, festivali është pjesë e Kalendarit të Ngjarjeve Kulturore të Plovdivit dhe zbatohet me mbështetjen financiare të bashkisë së qytetit dhe Fondit Kombëtar të Kulturës.

FOTO: 6fest.art

Gjatë fundjavës, më 25 dhe 26 prill, publiku do të ketë mundësinë të shohë shfaqjen "Sirenat Qiellore" nga Frantastica (Holandë), në të cilën artistët mbi këmbëza do të rikrijojnë krijesat sirene nga mitologjia greke.

Dita e fundit e festivalit, 26 prill, fillon me pjesëmarrjen e  (Bullgari), të cilët do të prezantojnë spektaklin muzikor interaktiv "Kur flet daullja", i frymëzuar nga kulturat e lashta të Afrikës Perëndimore.

Redaktoi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva