Artikull
Mbi 300 punonjës nga Termocentrali “Marica Lindje 1” dalin në rrugë
Enjte 23 Prill 2026 16:33
Enjte, 23 Prill 2026, 16:33
FOTO: AES Bullgaria
Madhësia e shkronjave
Mbi 300 punonjës do të pushohen nga puna në Termocentrali “AES Marica Lindje 1” në Gëllëbovo. Në Zyrën e Punësimit tashmë u dorëzua njoftimi për pushime masive nga puna në centralin me pronësi amerikane, njoftoi korrespondenti ynë Ivan Sllavov. Në muajin maj pritet që centrali të ndalojë punën. Atëherë përfundon kontrata afatgjatë e centralit amerikan me Kompaninë Kombëtare të Energjisë Elektrike për blerjen e energjisë elektrike me çmime që i garantonin funksionimin. Kjo është edhe arsyeja për pushimet e paralajmëruara nga puna. “Procedurat për pushime masive u organizuan në mënyrë që personat e larguar të kenë siguri gjatë regjistrimit dhe shërbimeve pasuese, ndaj nuk do t’i lëmë të përballen vetë me situatën”, tha Georgi Gjokov, drejtor i Zyrës së Punësimit në Stara Zagora.
Vitin e kaluar ndaloi punën edhe Termocentrali “ContourGlobal Marica Lindje 3”, gjithashtu me pronësi amerikane, pasi përfundoi kontrata afatgjatë për blerjen e energjisë elektrike.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova