Artikull
Inflacion mesatar vjetor prej 4,2% dhe rritje prej 2,5%, sipas Këshillit Fiskal
Enjte 23 Prill 2026 19:48
Enjte, 23 Prill 2026, 19:48
FOTO: BNR
Madhësia e shkronjave
Në parashikimin e tij të ri makroekonomik, Këshilli Fiskal parashikon një inflacion mesatar vjetor prej 4,2% për Bullgarinë dhe një rritje ekonomike prej 2,5%. Ky është skenari realist, i cili ka një probabilitet realizimi prej 60%, në rast se kriza në Gjirin Persik përfundon deri në mesin e vitit. Megjithatë, ekspertët kanë edhe dy skenarë të tjerë – një pesimist dhe një shumë pesimist. Skenari pesimist, i llogaritur në kushtet e një bllokade të mundshme pas tremujorit të dytë të vitit 2026, parashikon një inflacion mesatar vjetor prej 4,6% dhe një rritje vjetore të ekonomisë nën 2%. Në skenarin shumë pesimist, në rast të një krize të zgjatur në Gjirin Persik dhe bllokimit të Ngushticës së Hormuzit deri në fillim të vitit të ardhshëm, inflacioni mesatar vjetor i harmonizuar do të jetë 5%, ndërsa rritja vjetore e ekonomisë – vetëm 0,5%.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova