Artikull
Pjesëmarrja në votime në zgjedhjet e fundit parlamentare ka qenë mbi 51%
Premte 24 Prill 2026 08:47
Premte, 24 Prill 2026, 08:47
FOTO: Ani Petrova
Madhësia e shkronjave
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli shpërndarjen e mandateve të forcave politike në parlamentin e 52-të. “Bullgaria Progresive” do të ketë shumicë me 131 deputetë. GERB-SDS do të kenë 39 deputetë, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” – 37, “Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë” (DPS) – 21 dhe “Vëzrazhdane” – 12.
Pritet që të shtunën, më 25 prill, komisioni të shpallë edhe përbërjen emërore të Kuvendit Popullor të 52-të. Trembëdhjetë deputetë janë zgjedhur nga dy zona dhe duhet të përcaktojnë se nga cila zonë do të marrin mandatin. Janë paraqitur kërkesa nga 21 kandidatë që heqin dorë nga mandati i deputetit. Komisioni i ka miratuar këto kërkesa. Nëntëmbëdhjetë prej tyre janë nga DPS dhe nga një nga “Bullgaria Progresive” dhe GERB.
Pjesëmarrja në votime më 19 prill ka qenë 51,11%. Këtë e bëri të ditur zëvendëskryetarja dhe zëdhënësja e komisionit, Rosica Mateva. Kanë votuar 3 360 330 qytetarë. Pjesëmarrja më e ulët është shënuar në Kërxhali – 29,53%, ndërsa më e larta në zonën e 23-të zgjedhore në Sofje – 59,47%. Sipas bashkive, më aktivët kanë qenë votuesit në Belica – 69,57%, ndërsa më pak kanë votuar në Ardino – 26,69%.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova