LAJME

Artikull

Në rrjetin rrugor të vendit po kryhen 127 punime riparimi

Premte, 24 Prill 2026, 09:36

Në rrjetin rrugor të vendit po kryhen 127 punime riparimi

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Trafiku është i ngarkuar në pikat kufitare “Kapitan Andreevo” dhe “Lesovo” për automjetet e rënda që udhëtojnë drejt Turqisë, njoftojnë nga Policia Kufitare. Trafiku është normal në të gjitha pikat dhe kalimet kufitare drejt Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në pikën kufitare Ruse – Gjurgjevo po kryhen punime në segmentin bullgar të urës dhe lëvizja rregullohet në një korsi të vetme. Normal është edhe trafiku drejt Serbisë, por drejtuesit e mjeteve duhet të kenë parasysh se në Kalotina, para verës, po kryhen punime në korsitë rrugore në hyrje dhe dalje të pikës kufitare nga ana bullgare.

Në rrjetin rrugor të vendit po kryhen 127 punime riparimi dhe drejtuesit e mjeteve janë thirrur të drejtojnë me kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore për rregullimin e qarkullimit.

Nga 24 prilli kufizohet lëvizja në drejtim Kullata në segmentin Simitli – Kresna, në zonën e tunelit të vogël. Trafiku drejt Kullata do të zhvillohet nëpërmjet një rruge alternative me shpejtësi deri në 30 km në orë.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova