Artikull
Fillon lëshimi i pasaportave të reja 10-vjeçare me të dhëna biometrike.
Premte 24 Prill 2026 10:43
Premte, 24 Prill 2026, 10:43
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Një lloj i ri pasaporte ndërkombëtare me vlefshmëri 10-vjeçare (deri tani afati i vlefshmërisë ka qenë 5 vjet) dhe me të dhëna biometrike do të lëshohet në Bullgari. Këtë e parashikojnë ndryshimet e miratuara nga Këshilli i Ministrave. Gjithashtu përditësohen edhe tarifat për lëshimin e dokumenteve. Ndryshimet janë bërë me tarifën e përditësuar nr. 4. Vendimi i qeverisë është vetëm një pjesë e kalimit drejt sistemit të centralizuar për personalizimin e dokumenteve të identitetit. Çmimet dhe rregullat e reja hyjnë në fuqi më 27 prill 2026. Qytetarët do të mund të pajisen edhe me një kartë identiteti të përkohshme.
Ndryshimet synojnë modernizimin e shërbimeve administrative, si edhe ofrimin e gjithsej 27 llojeve të dokumenteve të identitetit me shkallë më të lartë sigurie. Shërbimi elektronik për lëshimin e pasaportave, i cili u pezullua më 22 prill, do të rikthehet nga 27 prilli, njoftojnë nga Ministria e Brendshme.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova