EKONOMI

Artikull

Ministri Trajço Trajkov prezantoi në Delfi strategjinë energjetike të Bullgarisë

Premte, 24 Prill 2026, 11:56

Ministri Trajço Trajkov prezantoi në Delfi strategjinë energjetike të Bullgarisë

FOTO: Ministria e Energjetikës

Madhësia e shkronjave

Ministri i energjisë, Trajço Trajkov, mori pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit, në Greqi. Trajkov u përfshi në një panel kushtuar sigurisë energjetike. Ai prezantoi nismën bullgare, të mbështetur nga Rumania, Greqia, Ukraina dhe Moldavia, për dërgimin e një letre të përbashkët në Komisionin Evropian për mbështetje në zhvillimin e Korridorit Vertikal të Gazit, me rëndësi strategjike. Ministri theksoi se para 15 vitesh Bullgaria ishte në një situatë varësie të plotë nga një furnizues i vetëm përmes një rruge të vetme, gjë që çonte në çmime monopoliste. Sipas tij, aktualisht lidhjet e gazit me Greqinë ofrojnë alternativa. Ai vuri në dukje gjithashtu se për balancimin e sistemit elektroenergjetik, vendi do të ndërtojë centrale hidroelektrike me akumulim pompues, së bashku me sisteme baterish me kapacitet të përgjithshëm rreth 10 000 MWh, të financuara nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova