Artikull
Shënojmë 90‑vjetorin nga lindja e këngëtarit të madh të operës Nikolla Gjuzelev
Shtunë 25 Prill 2026 06:00
Shtunë, 25 Prill 2026, 06:00
Nikolla Gjuzelev (1936 – 2014)
FOTO: facebook.com/sofiacityartgallery
Madhësia e shkronjave
Një koncert me rastin e 90‑vjetorit të lindjes së tenorit dhe artistit të shquar bullgar Nikolla Gjuzelev organizohet nga fondacioni ‘Nikolla Gjuzelev’ në Galerinë e Artit të Qytetit të Sofjes. Ai do të mbahet më 29 prill, në orën 18:00. Në koncert do të marrin pjesë solistë nga Opera e Sofjes. Këtë e konfirmuan për Radio Bullgarinë në një bisedë telefonike nga Galeria e Artit të Qytetit të Sofjes. Në koncert do të marrin pjesë Radostina Nikollaeva – soprano, Biser Georgiev – bas, Hari Draganov – bas dhe Jollanta Smoljanova – piano.
Anna‑Maria
Gjuzeleva, bashkëshortja e këngëtarit, do të prezantojë librin e sapobotuar ‘Nikolla
Gjuzelev. Kalorësi i operës’.”
“Në lidhje me përvjetorin e madh të këngëtarit të operës, Anna‑Maria Gjuzeleva i dhuroi Galerisë së Artit të Qytetit të Sofjes portrete të hershme, vizatime dhe skica të tij, të cilat janë pronë e familjes.
Krahas
sukseseve të tij të mëdha dhe meritave për lavdërimin e artit vokal bullgar në
skenat botërore, Nikolla Gjuzelev është edhe një piktor i jashtëzakonshëm. Që
në adoleshencën dhe rininë e tij të hershme, ai e ka kombinuar me mjeshtëri
pasionin për muzikën me dashurinë për pikturën klasike, gjë që tregon natyrën e
tij të pasur artistike.”
“Që si student në Akademinë e Arteve, ai shfaqi talentin e tij të jashtëzakonshëm si vizatues dhe piktor portretesh. Nuk është rastësi që së bashku me Hristo Javashevin – Christo janë konsideruar si disa nga shpresat më të mëdha gjatë studimeve të tyre, ndërsa më vonë, me kalimin e viteve, zhvilluan talentin e tyre unik artistik në drejtime të ndryshme dhe u vlerësuan dhe u njohën në mbarë botën.
Shënimi i 90‑vjetorit të Nikolla Gjuzelevit në Galerinë e Artit të Qytetit të Sofjes është pjesë e serisë së aktiviteteve të planifikuara përkujtimore gjatë vitit 2026.”
FOTO: Fondacioni "Nikolla Gjuzelev"
Lexoni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva