Artikull
Parashikimi i motit për fundjavën
Pas mëngjesit të freskët do të pasojë një pranverë e vërtetë
Premte 24 Prill 2026 19:35
Premte, 24 Prill 2026, 19:35
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 1 dhe 6°C. Në Sofje pritet të jenë rreth 4°C. Në rajonet verilindore do të ketë kushte për formimin e ngricave. Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohen vranësira. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa në Rrafshin e Danubit herë pas here mesatare, nga perëndimi-veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë nga 20 deri në 25°C. Në kryeqytet do të jetë rreth 21°C.
Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë kryesisht me diell, me shtim të përkohshëm të vranësirave në orët e pasdites. Para mesditës do të mbajë mot pothuajse i qetë, ndërsa pasdite do të fryjë erë deri mesatare nga lindja-juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 13 deri në 16°C. Temperatura e ujit të detit është rreth 11–12°C. Dallgëzimi i detit do të jetë 2 ballë.
Në male, para mesditës do të jetë me diell. Gjatë orëve të pasdites do të zhvillohen vranësira. Do të fryjë erë mesatare nga perëndimi-veriperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë rreth 14°C, ndërsa në 2000 m rreth 6°C.
Të dielën moti do të jetë kryesisht me diell, me shtim të përkohshëm të vranësirave, por mundësia për reshje është e vogël. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në Rrafshin e Danubit dhe në Ultësirën e Epërme të Trakisë herë pas here e fortë nga veriperëndimi. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 3 dhe 8°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 22 dhe 27°C. Pas mesditës, me kalimin e një fronti të ftohtë atmosferik, do të ketë rënie të temperaturave.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova