LAJME

Artikull

Në Sofje po zhvillohet Camping & Caravaning Expo 2026

Premte, 24 Prill 2026, 17:03

Në Sofje po zhvillohet Camping & Caravaning Expo 2026

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Panairi Camping & Caravaning Expo 2026 filloi sot dhe do të vazhdojë deri të dielën në hapësirën e parkut të ish‑Sofia Land. Organizator i ngjarjes është Camping.bg, njofton BTA.

Në Sofje po zhvillohet Camping & Caravaning Expo 2026

FOTO: BTA

Forumi po zhvillohet për të 12‑in vit me radhë. Në edicionin e sivjetshëm marrin pjesë 99 ekspozues nga Bullgaria, Greqia, Rumania dhe Gjermania. Janë paraqitur kamperë, karavane, automjete turistike, produkte të ndryshme për kamping, sporte ujore, çiklizëm dhe aktivitete në natyrë.

Në Sofje po zhvillohet Camping & Caravaning Expo 2026

FOTO: BTA

Organizatorët e panairit theksojnë se interesi për turizmin e kampingut në Bullgari ka qenë në rritje të vazhdueshme vitet e fundit. Aktualisht në vend ka mbi 200 kampe, rreth 35% prej tyre përgjatë Detit të Zi, ndërsa pjesa tjetër në brendësi të vendit, thekson themeluesi i Camping.bg, Veselin Vëlev.”

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva