SHOQËRI

Artikull

Festa e jargavanit në Buzovgrad

Shtunë, 25 Prill 2026, 08:00

Festa e jargavanit në Buzovgrad

FOTO: Arkiv

Madhësia e shkronjave

Natyra dhe trashëgimia kulturore tërheqin vizitorë në fshatin Buzovgrad të Kazanllëkut, i cili është mikpritës i edicionit të 13-të të Festave të Jargavanit (më 25 dhe 26 prill). Organizator është Shtëpia e Kulturës Popullore “Ljuben Karavellov - 1921”.

Ditën e parë, me ndihmën e shoqatave turistike “Buzovo Kale” në Buzovgrad dhe “Orllovo Gnezdo” në Kazanllëk, është organizuar marshimi “Në gjurmët e mbretit Marko në Sredna Gora”. Një ndalesë gjatë rrugës është zona me jargavanë, ku pjesëmarrësit mësojnë disa besime dhe legjenda lokale për të.

Për të dielën, 26 prill, është parashikuar një program muzikor me titull “Natyra dhe trashëgimia kulturore”, si dhe një panair zejtar dhe kulinar me moton “E bërë me dorë”.


Përpiloi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski