Shtunë 25 Prill 2026 09:00
Shtunë, 25 Prill 2026, 09:00
FOTO: FIRST LEGO League Bulgaria
Madhësia e shkronjave
Skuadra nxënësish nga e gjithë Bullgaria marrin pjesë me projektet e tyre në Festivalin e Robotikës First Lego League 2026, njofton BTA. Pjesëmarrësit, të moshës nga 10 deri në 16 vjeç, prezantojnë zhvillimet e tyre më 25 dhe 26 prill në Qendrën e Kongreseve të Portit Detar në Burgas. Organizatorë janë Qendra për Trajnim Kreativ, fondacioni “Shpikësit e së Ardhmes” dhe Komuna e Burgasit.
FOTO: FIRST LEGO League Bulgaria
Tema e garës është “Zbulimi” dhe është e orientuar drejt studimit të objekteve historike përmes krijimit të robotëve që ndihmojnë punën e arkeologëve në zbulimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
FOTO: FIRST LEGO League Bulgaria
Brenda festivalit, më 25 dhe 26 prill do të zhvillohet edhe një forum shkencor që kombinon realitetin virtual dhe arkeologjinë. Ai është me hyrje të lirë dhe plotëson programin garues, ku marrin pjesë mbi 800 talente të rinj.
FOTO: FIRST LEGO League Bulgaria
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski
Publikoi / Publikuan: Sindi Nikollofski