Artikull
“Një platformë panoramike do të ofrojë pamje drejt Sofjes nga Kopitoto
Shtunë 25 Prill 2026 17:05
Shtunë, 25 Prill 2026, 17:05
FOTO: Bashkia e Sofjes
Madhësia e shkronjave
Një platformë panoramike do të ndërtohet në zonën “Kopitoto” në Vitosha – mali në shpatet e të cilit ndodhet Sofja. Ajo është projektuar nga ekspertët e Drejtorisë së Parkut Natyror “Vitosha”, ndërsa Bashkia e Sofjes do të marrë përsipër financimin dhe realizimin e saj, njoftoi gjatë javës që po mbyllet qendra e shtypit e Komunës së Sofjes.
Hapësira do të ofrojë mundësi të reja për pushim dhe do të zbulojë një nga pamjet më të bukura drejt kryeqytetit. Iniciativa është pjesë e programit të kryetarit të bashkisë, Vasill Terziev, “Vizioni për Vitoshën”, e cila synon që mali të jetë një vend ku banorët e Sofjes të kalojnë më shumë kohë cilësore në natyrë dhe të ushtrojnë sport.”
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva