LAJME

Artikull

Presidentja Ilijana Jotova shpreh shqetësim për sulmin në Uashington

Hënë, 27 Prill 2026, 09:19

Presidentja Ilijana Jotova

Presidentja Ilijana Jotova

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Incidenti me të shtëna në një aktivitet ku mori pjesë Presidenti i SHBA-së Donald Trump është thellësisht shqetësues, shkroi Presidentja Ilijana Jotova në Facebook.

Çdo formë dhune kundër udhëheqësve politikë, institucioneve demokratike dhe qytetarëve është kategorikisht e papranueshme dhe minon themelet e shoqërisë. Ky incident tregon edhe një herë se sa e brishtë mund të jetë siguria dhe sa e rëndësishme është të ruhen parimet e demokracisë përmes dialogut, jo dhunës, shkroi gjithashtu Ilijana Jotova.

Sipas presidentes, është e nevojshme që të gjithë udhëheqësit politikë, shtetërorë dhe publikë të dënojnë qartë veprime të tilla. Trump u evakuua pasi u qëlluan të shtëna në darkën e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Personi që qëlloi është kapur.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva