LAJME

Artikull

Kamionë në kolona kilometrash presin në kufi për të hyrë në Turqi

Hënë, 27 Prill 2026, 09:56

Kamionë në kolona kilometrash presin në kufi për të hyrë në Turqi

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Trafiku në pikat kufitare “Kapitan Andreevo” dhe “Lesovo” për kamionët që shkojnë në Turqi është jashtëzakonisht i dendur, njoftoi Policia Kufitare.

Në të gjitha pikat kufitare dhe kalimet me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, trafiku është normal. Me Serbinë, trafiku është gjithashtu normal, por ka një riparim të lidhjeve rrugore në pjesën bullgare të pikës kufitare “Kallotina”. Në kufirin me Rumaninë, kalimet kufitare po kryhen normalisht. Në Ruse - Giurgiu, punimet e riparimit po përfundojnë në pjesën bullgare të objektit të urës dhe trafiku është i rregulluar dhe i lejuar në një korsi.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva