Artikull
Parashikimi i motit për 28 prillin
Në mëngjes do të jetë freskët dhe në disa vende ka rrezik për ngrica, ndërsa gjatë ditës do të jetë ngrohtë
Hënë 27 Prill 2026 19:45
Hënë, 27 Prill 2026, 19:45
FOTO: Desisllava Semkovska
Madhësia e shkronjave
Të martën temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 2 dhe 7°. Për Sofjen pritet të jenë rreth 3°. Në disa zona të verilindjes dhe në lugina në jugperëndim të Bullgarisë do të ketë kushte për formim të ngricës. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pasdite mbi pjesën jugperëndimore të vendit do të zhvillohet vranësirë me reshje të shkurtra shiu dhe vetëtima, kryesisht në zonat malore. Do të fryjë erë e lehtë nga veriu, ndërsa në Bullgarinë Lindore nga lindja-juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 20 deri në 25°. Në bregdet vlerat do të jenë ndërmjet 20 dhe 25°. Në kryeqytet rreth 21°.
Në bregdetin e Detit të Zi do të jetë kryesisht me diell, me shtim të përkohshëm të vranësirave në orët e pasdites. Para mesditës do të jetë pothuajse pa erë, ndërsa pasdite do të fryjë erë deri mesatare nga lindja-juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 16 deri në 19°. Uji i detit është rreth 12–14°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2–3 ballë.
Në male do të jetë kryesisht me diell. Pasdite mbi masivet e Jugperëndimit do të zhvillohet vranësirë me reshje të shkurtra shiu dhe vetëtima. Në majat më të larta do të ketë reshje bore. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 m lartësi do të jetë rreth 16°, ndërsa në 2000 m rreth 8°.
Të mërkurën do të zhvillohet vranësirë me reshje të shkurtra. Pasdite në disa vende të Bullgarisë Perëndimore, dhe në mbrëmje edhe në Veri, do të ketë reshje të shkurtra të shoqëruara me vetëtima. Të enjten reshje do të ketë në gjithë vendin; rritet mundësia që në disa zona të jenë përkohësisht intensive dhe me sasi të konsiderueshme.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva