LAJME

Artikull

Presidentja do të mbledhë parlamentin e ri në ditën e fundit të prillit

Hënë, 27 Prill 2026, 15:50

Presidentja Ilijana Jotova

Presidentja Ilijana Jotova

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Asambleja e 52-të Kombëtare do të mblidhet të enjten, më 30 prill, në orën 10:00, u tha gazetarëve presidentja Ilijana Jotova. Procedura për formimin e një qeverie do të fillojë menjëherë pas kësaj. "Ne do të ndjekim tekstet kushtetuese", shtoi Jotova, duke theksuar se do t'i përmbahet festave të majit.

"Jam e bindur se do të shohim një parlament të ri, krejtësisht të ndryshëm", shtoi presidentja, duke thënë se pret vendime të guximshme dhe të shpejta. Sipas kreut të shtetit, detyrat e para lidhen me miratimin e buxhetit të vitit 2026.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva