LAJME

Artikull

Forcat politike kanë shpërndarë vendet e tyre në parlamentin e ri

Hënë, 27 Prill 2026, 18:31

Forcat politike kanë shpërndarë vendet e tyre në parlamentin e ri

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Një takim teknik i formacioneve të reja parlamentare u mbajt në Asamblenë Kombëtare. Sipas traditës, u shpërndanë vendet që do të zënë deputetët nga pesë grupet parlamentare, raportoi gazetarja Maria Fileva.

Secila nga partitë do të ketë vend në rreshtin e parë, shkruan BTA. Në skajin e majtë do të jenë vendet e “Vëzrazhdane”, ndërsa në skajin e djathtë – të “Po e Vazhdojmë Ndryshimin”-“Bullgaria Demokratike”. Midis tyre – nga e majta në të djathtë – radhiten “Bullgaria Progresive”, DPS dhe GERB.

Më herët sot, Presidentja Ilijana Jotova njoftoi se seanca e parë e Asamblesë së 52-të Kombëtare do të jetë të enjten në orën 10:00. Tradicionalisht, ajo do të hapet nga anëtari më i vjetër i parlamentit. Ky është deputeti nga "Bullgaria Progresive" Rumen Millanov - ish-drejtor i Shërbimi Kombëtar “Lufta kundër Krimit të Organizuar” dhe Shërbimi i Gardës Kombëtare, theksoi gazetarja Maria Fileva.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva