Martë 28 Prill 2026 05:01
Martë, 28 Prill 2026, 05:01
Aleksandër Vezenkov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Për herë të dytë në karrierën e tij, Aleksandër Vezenkov u zgjodh MVP (Most Valuable Player, lojtari më i vlefshëm) i sezonit të rregullt në Euroligë, shkruan sportal.bg. Gara më prestigjioze e klubeve në kontinentin evropian njoftoi zyrtarisht se asi bullgar i “Olympiakos”- it edhe një herë është fitues i këtij çmimi individual prestigjioz.
Vezenkov u shpall numri 1 i sezonit të rregullt të turneut edhe në vitin 2023. Si atëherë, ashtu edhe tani, ai fitoi edhe çmimin për realizuesin më të mirë të sezonit të rregullt, që mban emrin e të ndjerit Alfonso Ford.
Vezenkov pati një rol kyç që “Olympiakos” të përfundonte në vendin e parë në renditjen përfundimtare të sezonit të rregullt të Euroligës.
Bullgari është basketbollisti i dytë në histori që e merr këtë vlerësim të madh për herë të dytë në karrierën e tij. Tjetri është Anthony Parker, njofton faqja bgbasket.com.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva