MUZIKË

Artikull

"Në shtëpi" me Veniamin, përpara publikimit të albumit të tij debutues

Martë, 28 Prill 2026, 06:00

"Në shtëpi" me Veniamin, përpara publikimit të albumit të tij debutues

FOTO: YouTube

Madhësia e shkronjave

Disa ditë para publikimit të albumit të tij debutues, Veniamin prezanton këngën "Në shtëpi". Kënga u krijua gjatë edicionit të pestë të Sofia Songwriting Camp në Sofje në vitin 2025 (një format në të cilin autorët dhe interpretuesit punojnë krah për krah në një proces intensiv krijues). Atje, Veniamin, Angell Prodanov dhe DJ Panço - ekipi pas shumicës së këngëve nga albumi i tij i ardhshëm - hyjnë në studio me artisten suedeze të nominuar për çmimin GRAMMY, Bishat Araya.

Me shumë lehtësi, lëvizje dhe një sens humori, "Në shtëpi" flet për sigurinë, afërsinë dhe nevojën për të pasur dikë tek i cili mund të ktheheni. Videoja zyrtare thekson pikërisht këtë ide - shtëpinë si një ndjenjë, jo një vend.

“Në shtëpi” është kënga e radhës nga albumi debutues i Veniamin “Si të ndaloj së të dashuruari”, i cili do të prezantohet me një koncert të madh në Sofje më 29 prill.

Përpiloi: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva