EKONOMI

Artikull

Ia dorëzuan çmimin “Investitori i Vitit” për vitin 2025

Martë, 28 Prill 2026, 09:09

Ia dorëzuan çmimin “Investitori i Vitit” për vitin 2025

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Kompania BTL Industries është “Investitori i Vitit” për vitin 2025 në edicionin jubilar të njëzetë të konkursit me të njëjtin emër të Agjencisë Bullgare të Investimeve. Presidentja Ilijana Jotova ia dorëzoi çmimin drejtorit ekzekutiv të kompanisë, Veselin Karavasilev, në një ceremoni zyrtare në Sofje.

Presidentja Ilijana Jotova dhe drejtori i kompanisë BTL Veselin Karavasilev

FOTO: BТА

Kompania mori çmimin e madh për investimin e bërë në Plovdiv prej 51 milionë euro gjatë vitit 2025 dhe krijimin e mbi 700 vendeve të punës. Kompania është e pranishme në tregun bullgar që nga viti 1998 dhe zotëron gjithashtu një qendër kërkimore‑zhvillimore në Sofje. Me mbi 850 punonjës, BTL Industries është ndër punëdhënësit më të mëdhenj në rajonin e Plovdivit. Shoqëria shet pajisjet e saj mjekësore në më shumë se 120 shtete në 6 kontinente. 

Investimet e drejtpërdrejta në Bullgari gjatë dy muajve të parë të vitit e tejkalojnë shumën prej 800 milionë eurosh. Kjo është një rritje pothuajse dyfish krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, në kushte të një situate të ndërlikuar ndërkombëtare. Këtë e deklaroi Angell Ivanov, drejtor i përkohshëm ekzekutiv i Agjencisë Bullgare të Investimeve, gjatë hapjes së ceremonisë, transmeton BTA.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva