LAJME

Artikull

Kalimi i kamionëve te “Kapitan Andreevo” dhe “Lesovo” është i ngadalësuar

Martë, 28 Prill 2026, 09:48

Kalimi i kamionëve te “Kapitan Andreevo” dhe “Lesovo” është i ngadalësuar

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Trafiku në pikat kufitare “Kapitan Andreevo” dhe “Lesovo” është jashtëzakonisht intensiv në dalje për automjetet e rënda drejt Turqisë, njofton Policia Kufitare. Në kufirin me Rumaninë, trafiku është normal në të gjitha pikat kufitare. Tek ura Ruse–Giurgiu po kryhen punime në pjesën bullgare të urës dhe lëvizja rregullohet në një korsi. Trafiku është normal në të gjitha pikat kufitare me Greqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

40 persona janë lënduar gjatë 24 orëve të fundit në 30 aksidente të rënda rrugore. Që nga fillimi i muajit kanë ndodhur 412 aksidente të rëndësishme, në të cilat kanë humbur jetën 28 persona dhe 520 janë plagosur. Që nga fillimi i vitit ka pasur 1654 aksidente, me 119 të vdekur dhe 2065 të plagosur. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, numri i viktimave në rrugë është rritur me 11.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva