LAJME

Artikull

Presidentja do të mbajë një fjalim para parlamentit të sapozgjedhur më 30 prill

Martë, 28 Prill 2026, 10:28

Presidentja do të mbajë një fjalim para parlamentit të sapozgjedhur më 30 prill

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Kreu i shtetit, Ilijana Jotova, ka nënshkruar një dekret me të cilin thërret në seancën e parë Kuvendin e sapozgjedhur të 52‑të në orën 10:00 më 30 prill të këtij viti, njoftoi Shërbimi për Shtyp i Presidentit. Dekreti është në bazë të nenit 75 të Kushtetutës. 

Gjatë seancës së parë, Presidentja Ilijana Jotova do t’u drejtohet me një fjalim deputetëve të sapozgjedhur. 

Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për shpalljen e deputetëve të zgjedhur në Kuvendin e 52‑të dhe vendimi për shpalljen e rezultateve të votimit dhe shpërndarjen e mandateve në parlamentin e ri janë botuar në numrin e fundit të “Fletorës Zyrtare”, i cili doli më 28 prill.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva