Artikull
Parashikimi i motit për 29 prillin
Është shpallur kod i verdhë për reshje dhe breshër në Bullgarinë Jugperëndimore dhe Jugore
Martë 28 Prill 2026 19:15
Martë, 28 Prill 2026, 19:15
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Të mërkurën temperaturat
minimale do të jenë ndërmjet 5 dhe 10°. Për Sofjen pritet të jenë 7°. Gjatë
ditës vranësirat do të jenë të konsiderueshme, me zhvillim të fuqishëm dhe
reshje të përkohshme intensive shiu e vetëtima në shumë zona nga perëndimi
drejt lindjes. Në Bullgarinë Jugperëndimore dhe në gjysmën perëndimore të Ultësirës
së Trakisë së Epërme sasia e reshjeve do të jetë e madhe dhe do të ketë kushte
për breshër. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga verilindja. Temperaturat
maksimale do të jenë nga 15 deri në 20°. Në rajonet jugperëndimore vlerat do të
arrijnë deri në 23°. Në kryeqytet pritet të jenë rreth 18°.
Në bregdetin e Detit të Zi,
para mesditës do të ketë edhe orë me diell, por pasdite vranësirat do të
shtohen dhe deri në fund të ditës do të jenë të konsiderueshme. Në disa zona të
bregdetit verior do të ketë reshje të dobëta. Do të fryjë erë mesatare deri e
fortë nga verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 13 deri në 16°.
Temperatura e ujit të detit është rreth 11–12°. Dallgëzimi i detit do të jetë
2–3 ballë.
Në male vranësirat do të jenë të dendura dhe në shumë vende do të ketë reshje të shkurtra, herë pas here intensive, shoqëruar me vetëtima. Më të theksuara do të jenë dukuritë në masivet e Bullgarisë Jugperëndimore, ku do të ketë edhe kushte për breshër. Në majat më të larta reshjet do të jenë me borë. Do të fryjë erë mesatare, me drejtim të ndryshueshëm. Temperatura maksimale në 1200 m lartësi do të jetë rreth 11°, ndërsa në 2000 m rreth 5°.
Të enjten moti do të jetë me vranësira, me reshje në të gjithë vendin; pritet që ato të jenë intensive dhe me sasi të konsiderueshme në rajonin Rilla‑Rodope. Kryesisht në zonat jugperëndimore do të ketë edhe aktivitet vetëtimash. Era nga verilindja do të forcohet dhe me të do të depërtojë shpejt ajër i ftohtë; temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 10 dhe 15°, ndërsa në skajet jugperëndimore ende deri rreth 18°. Kryesisht në Bullgarinë Veriore temperaturat do të kenë ecuri të kundërt ditë‑natë dhe deri në mbrëmje në të gjithë vendin do të bien nën 10°, ndërsa në Bullgarinë Veriore edhe nën 6°.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva