Artikull
Konferencë ndërkombëtare në Sofje analizon mësimet nga lufta në Ukrainë
Martë 28 Prill 2026 13:03
Martë, 28 Prill 2026, 13:03
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Lufta
në Ukrainë konfirmoi rolin kyç të industrisë së mbrojtjes për suksesin në
fushëbetejë, tha shefi i mbrojtjes, adm. Emill Eftimov, gjatë hapjes së
konferencës ndërkombëtare për sistemet ajrore pa pilot dhe sistemet e
robotizuara në Akademinë Ushtarake “Georgi S. Rakovski”.
Ai theksoi se lufta nuk zhvillohet vetëm nga forcat e armatosura, por nga i gjithë shteti përmes mobilizimit të sektorit teknologjik, komunitetit shkencor dhe industrisë së mbrojtjes. Lufta në Ukrainë tregoi se si duket një konflikt me intensitet të lartë në epokën e teknologjive industriale dhe digjitale. Në konflikt u pa se epërsia numerike nuk garanton më avantazh strategjik. Ukraina kompensoi mungesat e saj të burimeve përmes inovacionit, adaptimit teknologjik dhe përdorimit asimetrik të forcës, theksoi shefi i mbrojtjes.
FOTO: BTA
Falë dronëve detarë, Ukraina e shtyu flotën ruse drejt pjesëve lindore të Detit të Zi, nënvizoi zëvendësministri i mbrojtjes Zllatin Krëstev para forumit.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva