Autor
Joan Kolev
Artikull
Nga thesari i Radio Bullgarisë
Radioja bullgare e ka ndërruar shtëpinë e vet katër herë
Martë 28 Prill 2026 17:50
Martë, 28 Prill 2026, 17:50
FOTO: Muzeu i Historisë së Radios në Bullgari “Prof. Dr. Veselin Dimitrov”
Madhësia e shkronjave
Provat të tregojmë historinë e Radios Kombëtare Bullgare gjatë viteve janë të shumta, por duke u munduar ta bëjmë këtë në mënyrë të sintetizuar, i kalojmë shkarazi disa detaje interesante, të cilat mund të intrigojnë çdo një i cili interesohet për të kaluarën e vendit tonë. Në historinë e vet Radioja Kombëtare u reziston ndryshimeve të shumta, të cilat e kanë transformuar Bullgarinë për shumë herë me radhë gjatë 80 vjetëve të fundit.
Për fillimin e transmetimit të radios në Bullgari konsiderohet ndërtimi i transmetuesit 50 vat nga inxhinieri Georgi Vëllkov gjatë vitit 1929. Dëshira e entuziastëve nga bashkimi i adhuruesve të radios “Radioja amtare” të krijojnë një program të radios është përkrahur dhe nga shteti, i cili iu lejon të përdorin një godinë të vogël në cepin e rrugëve të kryeqytetit “Moskovska” dhe “Benkovski”. Por shumë shpejt pas kësaj bëhet e qartë se teknika ekzistuese është e pamjaftueshme, që të mund të arrihet programi deri tek publiku i gjerë dhe një ekip prej inxhinierësh vendas fillon përpjekjet për krijimin e një transmetuesi më të fuqishëm. Problem janë dhe kushtet e punës, me qenë se ekipi i programit shtohet, kurse godina shumë shpejt bëhet e ngushtë. Prandaj me leje të shtetit, adhuruesit e radios, të cilët në pjesën më të madhe janë amatorë, zhvendosen dhe zënë një kat të tërë nga godina në rrugën “Moskovska” numër 19.
Ndërtesa në rrugën “Moskovska” (godina e lartë në të djathtë)
FOTO: BNR - arkiv
Pas kthimit të transmetimit të radios në një monopol shtetëror me dekret të Mbretit Boris III gjatë vitit 1935, zhvillimi i radios bullgare vazhdon me hapa të shpejtë. Përveç programit në gjuhën bullgare, që nga viti 1936, fillojnë të transmetohen dhe emisione për jashtë - fillimisht në esperanto, kurse disa muaj më vonë dhe në frëngjisht, gjermanisht, anglisht dhe italisht, të njohur sot nën emrin Radio Bullgaria.
Në periudhën
1938-1941 përveç me një teknikë të re, nëpunësit e radios pajisen dhe me një
godinë shumë të madhe, në adresën e tanishme të institucionit – bulevardi
“Dragan Cankov” numër 4.
FOTO: Muzeu i Historisë së Radios në Bullgari “Prof. Dr. Veselin Dimitrov”
Gjatë asaj kohe që aty ka filluar zona e vilave e Sofjes. Pas bombardimeve të kryeqytetit gjatë Luftës së Dytë Botërore, të cilat shkatërrojnë dhe godinën e re të sapondërtuar, fillon dhe rimëkëmbja e saj e shpejtë. Por, del se sipërfaqja e saj e përgjithshme prej 2300 metrave katrore nuk është e mjaftueshme. Në fund të viteve 60 kryetari i atëhershëm i Komitetit për Radio dhe Televizion Todor Stojanov, fillon të kërkojë rrugëdalje nga problemi i lindur. Për zgjidhjen e tij ndihmon shoku i tij – arkitekti Gjeorgji Stoillov, i cili gjatë asaj kohe është kryetar bashkie i Sofjes. Në kujtimet e tij arkitekti tregon:
“Erdhi shoku im Todor Stojanov dhe më tha – jepmë, të lutem, ambiente, sepse ne nga Radio Sofja u shtuam jashtëzakonisht shumë. Gazetarët tanë punojnë nga tre-katër veta në një tavolinë. I thash se nuk ka mundësi, meqenëse të gjitha godinat administrative, të ndërtuara më përpara, janë të zëna. I shkova për vizitë që të shohim njëri-tjetrin në godinën e vjetër të radios dhe pash se midis saj dhe Fakultetit të Agronomisë ka një hapësirë bosh. I thash të ndërtojë në të. Ai më luti që të bëj një projekt, sepse atëherë në qoftë se kishte plan, menjëherë e përfshinin në planin e zhvillimit urban. E bëra planin, ai e çoi në Komitetin e Planifikimit dhe kështu na lejuan ndërtimin.”
FOTO: BNR - arkiv
Ideja për
konstruksionin specifik të godinës, që ngrihet në formën e një piramide të
kthyer, vjen nga shtëpitë bullgare nga periudha e Rilindjes, ku katet e sipërme
dalin pak më përpara mbi ato më poshtë. Gërmimi i parë i shtëpisë së re të
medies është bërë më 17 gusht 1970. Në Fondin e Artë të Radios Kombëtare
Bullgare është ruajtur incizimi dokumentar, në të cilin kryetari i Komitetit
për Radio dhe Televizion Todor Stojanov e përcakton ditën si të
paharrueshme dhe të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të
institucionit, sepse:
“Që të gjithë të cilët e njohin jetën e radios dhe detyrat e saj, në mënyrë të shkëlqyer e kuptojnë se çfarë do të thotë për ne gërmimi i parë i themeleve të godinës së re. Prandaj nuk do të tingëllojë e tepruar në qoftë se them se për ne, dita e hënë 18.08.1970, shënon fillimin e një ndërtimi, i cili do të krijojë kushte të reja dhe premisa teknike për një zhvillim më efektiv të radios, e cila ka hyrë thellë në jetën e kombit.”
FOTO: Ani Petrova - BNR
Godina e re e radios bullgare është ndërtuar për një afat shumë të shkurtër kohe dhe nëpunësit e radios hyjnë në të gjatë vitit 1972. Ndërkohë ajo kthehet në një radio me shumë programe, 3 prej programeve të së cilës arrijnë në çdo pikë të vendit – “Horizont”, “Hristo Botev” dhe “Orfeu”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva