KULTURË

Artikull

Galeria Kombëtare paraqet një koleksion veprash të Lika Jankos

Mërkurë, 29 Prill 2026, 04:55

Galeria Kombëtare paraqet një koleksion veprash të Lika Jankos

FOTO: Galeria Kombëtare

Madhësia e shkronjave

Në Galerinë Kombëtare në Sofje – Pallati (sheshi “Knjaz Aleksandër I” nr. 1), më 29 prill nga ora 18:00 do të hapet ekspozita “Udhëtim drejt imazhit” me vepra të Lika Jankos (1928–2001).

Lika Janko ka lindur në Sofje me emrin Evangelia Grabova, por ka origjinë shqiptare. Babai i saj, Lazar Jankov Grabova (me prejardhje nga Grabova), ka qenë kryetar i Unionit të Shoqërive Kulturore Shqiptare në Bullgari, ndërsa nëna e saj është me origjinë nga fshati Llënga, komuna e Pogradecit. Drejtimin e krijimtarisë së saj e kanë përcaktuar udhëtimet në malin e Rodopeve dhe në qytetin bregdetar Sozopoll, ku ajo ka pikturuar kryesisht peizazhe.

Lika Janko

FOTO: BNR

Galeria Kombëtare zotëron një nga koleksionet më të mëdha dhe më përfaqësuese të veprave të artistes, falë gjestit të saj dhurues. Pas dy ekspozitave të mëdha në vitet 2002 dhe 2011, të bazuara në një kronologji sa më të plotë, ekspozita e tanishme e përqendron vëmendjen te problemet e krijimtarisë së saj të hershme.

Ekspozita mund të vizitohet deri më 5 shtator.


Mësoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva