Artikull
“Fëmijët e Radios” na çojnë me këngë në një botë përrallore
Mërkurë 29 Prill 2026 06:00
Mërkurë, 29 Prill 2026, 06:00
FOTO: Grupi Vokal i BNR-së
Madhësia e shkronjave
Grupi vokal “Radiodeca” (“Radio – Fëmijë”, ose “Fëmijët e Radios”), me dirigjente Ollga Mencel, kanë përgatitur një koncert live për fëmijë, i cili përfshin edhe një sërë aktivitetesh. Më 29 prill 2026, Studioja e Parë e Radios Kombëtare Bullgare do të jetë e mbushur me shumë humor, muzikë, vizatime dhe gjëegjëza argëtuese. Frymëzimi vjen nga bota e kafshëve, siç shihet edhe nga titujt e këngëve në koncert: “Zhaba Zhaburana”, “Bleta”, “Miza”, “Macja”… Do të dëgjohen edhe këngë nga filma të dashur për fëmijë.
FOTO: Grupi Vokal "Radiodeca" i BNR-së
Fëmijët nga publiku do të jenë pjesëmarrës aktivë në ngjarje, sepse do të kenë mundësinë të vizatojnë figurat e kafshëve nga këngët, dhe vizatimet më gazmore do të ekspozohen në skenën e studios.
Ollga Mencel
FOTO: BNR
Ky koncert është i pari për këngëtarët e vegjël me drejtuesen e tyre të re vokale, Ollga Mencel. Prezantueset janë dy “Radio – Fëmijë” të rritura – Desi dhe Mihaella.
Le të dëgjojmë se si tingëllon “Miza” në interpretimin e grupit vokal “Radiodeca”. Kënga është me muzikë dhe aranzhim të Ljubomir Denev, tekst – Dobri Zhotev.
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva