LAJME

Artikull

Presidentja do t'i bëjë thirrje parlamentit të ri për normalitet politik

Mërkurë, 29 Prill 2026, 09:35

Presidentja do t'i bëjë thirrje parlamentit të ri për normalitet politik

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Populli votoi për normalitet dhe ne duhet të bëjmë çmos për ta arritur këtë, u tha presidentja Ilijana Jotova gazetarëve në Vidin në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me mesazhet që do t'u drejtojë anëtarëve të sapozgjedhur të parlamentit në Asamblenë e 52-të Kombëtare.

Kryetarja e shtetit kujtoi se pret një mënyrë të re marrëdhëniesh midis institucioneve bullgare. "Vendi përballet me probleme serioze dhe zgjidhja e tyre kërkon përpjekjet e të gjithëve. Kushdo që nuk punon në interes të popullit nuk ka arsye të marrë pjesë në politikën bullgare", shtoi Presidentja.

Ajo deklaroi edhe një herë se nuk do ta vonojë procedurën kushtetuese dhe do të zhvillojë konsultime të shpejta me grupet parlamentare, raportoi Radio Vidin.

Një ditë para seancës së parë të parlamentit të ri më 30 prill, grupet parlamentare individuale do të zhvillojnë takime.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva