Artikull
Radhët e kamionëve që presin të kalojnë në Turqi vazhdojnë
Mërkurë 29 Prill 2026 10:34
Mërkurë, 29 Prill 2026, 10:34
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Trafiku në pikat kufitare "Kapitan Andreevo" dhe "Lesovo" për kamionët për në Turqi vazhdon të jetë jashtëzakonisht i rënduar, njoftoi Policia Kufitare. Trafiku është normal në pikat kufitare dhe pikat për në Greqi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Rumaninë. Në pikën kufitare Ruse - Giurgiu, po kryhen punime riparimi në pjesën bullgare të urës mbi Danub dhe trafiku është i rregulluar në një korsi.
Më 29 prill, do të fillojnë riparimet në 2.6 km të autostradës Hemus në dalje për në Sofje pranë Aeroportit të Varnës. Trafiku në korsinë e riparuar do të ndalet deri më 15 korrik dhe do të ridrejtohet në dy drejtime në korsinë për në Varna, njoftoi Agjencia Rrugore.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva