Artikull
Gati 100 000 bullgarë kanë vdekur brenda një viti dhe mbi 50 000 kanë lindur
Mërkurë 29 Prill 2026 14:06
Mërkurë, 29 Prill 2026, 14:06
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Popullsia e Bullgarisë po zvogëlohet dhe tani është 6 423 207 persona. Kjo raportohet nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me vitin 2024, rënia është 14 153 persona.
Sipas statistikave, burrat janë pak mbi 3 milionë, ose 48.1%, dhe gratë janë 3 334 962, që është e barabartë me 51.9% të popullsisë. Fëmijët nën 15 vjeç në vend janë nën 900 000, ose 13.9 përqind e popullsisë. Të rriturit mbi 65 vjeç janë 1 557 851, ose 24.3%. Mosha mesatare e popullsisë në qytete është 44.6 vjeç, dhe në fshatra 47.7.
Gjashtë qytetet me mbi 100 000 banorë në vendin tonë janë Sofja, Plovdivi, Varna, Burgasi, Stara Zagora dhe Ruse. Ato janë shtëpia e 35.8% të popullsisë së vendit.
Në vitin 2025, 44640 persona erdhën në Bullgari nga jashtë. Prej tyre, 45.9% janë shtetas të vendeve jo-anëtare të BE-së, 38.9% kanë shtetësi bullgare dhe 15.2% janë shtetas të vendeve të BE-së.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva