MUZIKË

Artikull

Kallojan Kumanov na çon në një "Shëtitje" muzikore

Enjte, 30 Prill 2026, 06:00

Kallojan Kumanov na çon në një "Shëtitje" muzikore

FOTO: Facebook/ Kallojan Kumanov

Madhësia e shkronjave

I njohur si një rrëfimtar i aftë me mjetet shprehëse të muzikës instrumentale, Kallojan Kumanov na çon nëpër territore të ndryshme muzikore në kompozimin e tij të ri "Shëtitje". Ky është singëlli i pestë nga albumi i tij i ardhshëm i "Kaloyan Kumanov Project".

Edhe pse gjejmë shumë ndikime, vepra paraqet muzikë origjinale, të zhvilluar kryesisht mbi bazë folklorike. Kallojan ndan:

"Nuk kam bërë më parë një fusion të tillë, baza këtu është folklori. Nuk është е rastit se e quajta "Shëtitje" - sepse po ecim nëpër rajonet folklorike (të Bullgarisë). Fillojmë nga rajoni maqedonas me ritmin tipik 7/8, pastaj kalojmë nëpër Shoplluka me Graovo, rajoni i Pazarxhikut - kopanica, Trakia është e përfaqësuar mjaft. Ka edhe shumë improvizime të bazuara në folklor. Por këtu tashmë ka shumë xhaz, shumë funk, ka edhe elemente rock. Gjithçka është e bukur në këtë pjesë, megjithatë, ka një element veçanërisht të bukur që Aleksandra Borisova e sjell me muzikën instrumentale me zë. Është mbledhur shumë në këtë projekt, bazuar në folklor. Në parim, është veçanërisht e vështirë të bësh diçka me kaq shumë elementë, dhe të tingëllosh shumë elegante - kjo ishte më e vështira."

FOTO: Facebook/ Kallojan Kumanov

Kallojan pranon se nuk ka shumë muzikantë që mund të na çojnë në një turne nëpër të gjitha këto stile me kaq elegancë. Përveç Aleksandra Borisovës me vokalin e saj, e njohur edhe nga pjesëmarrja e saj në shfaqjet e Kamen Donev, një numër i madh emrash të tjerë yjesh lënë gjurmën e tyre karakteristike në "Shëtitje": Stojan Jankullov - Stunxhi në bateri, Radosllav Sllavçev - Riverman në bas dhe pianisti Aleksandër Vasev, me të cilin Kalojan punoi në aranzhimin për të bashkuar të gjitha temat e paraqitura.

Përpiloi: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva