Artikull
Shkencëtarët e rinj të Kosovës mund të përfshihen në projekte bullgare
Mërkurë 29 Prill 2026 15:57
Mërkurë, 29 Prill 2026, 15:57
Ambasadori bullgar Hristo Kraevski dhe Akad. Justina Shiroka-Pula
FOTO: mfa.bg/embassies/kosovo
Madhësia e shkronjave
Ambasadori i Bullgarisë në
Kosovë Hristo Kraevski u takua më 28 prill 2026 me Presidenten e Akademisë së
Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Akad. Justina Shiroka-Pula. Një vend qendror
në bisedë iu dha forcimit të bashkëpunimit shkencor midis dy vendeve,
shkëmbimit të shkencëtarëve të rinj dhe zbatimit të iniciativave të përbashkëta
në fushën e arsimit dhe kulturës. Ambasada e raporton këtë në faqen e saj të
internetit.
Pati një mirëkuptim të përbashkët se afërsia gjeografike midis dy vendeve, marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe lektorati i gjuhës bullgare i hapur në vitin 2025 në Universitetin e Prishtinës janë ndër parakushtet për zbatimin e iniciativave dhe partneriteteve të reja.
Akad. Justina Shiroka-Pula
e prezantoi ambasadorin bullgar me historinë dhe aktivitetet e Akademisë së
Shkencave dhe Arteve të Kosovës, e cila në fund të vitit të kaluar festoi
pesëdhjetë vjet nga themelimi i saj.
Ambasadori Hristo Kraevski
njoftoi se këtë vit Ambasada Bullgare në Prishtinë planifikon të zbatojë një
iniciativë për të prezantuar në Kosovë aktivitetet e Institutit Bullgar të
Antarktikut dhe arritjet e Bullgarisë në kërkimet polare. Kjo është gjithashtu
një mundësi për shkencëtarët e rinj kosovarë që të përfshihen në projekte
inovative në këtë fushë, theksoi ambasadori bullgar.
Të dy bashkëbiseduesit
ishin kategorikë se shkëmbimi i hapur i njohurive është një parakusht kyç për
prosperitetin e rajonit në tërësi.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva
- #Kosovë
- #Instituti Bullgar i Antarktikut
- #Bullgari
- #Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës
- #shkencëtarë të rinj të Kosovës
- #projekte bullgare
- #Hristo Kraevski
- #Akad. Justina Shiroka-Pula
- #bashkëpunim shkencor midis Bullgarisë dhe Kosovës
- #Universiteti i Prishtinës
- #Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Kosovë
- #kërkime polare
- #lektorati i gjuhës bullgare në Universitetin e Prishtinës