LAJME

Artikull

Asambleja e 52-të Kombëtare fillon punimet

Enjte, 30 Prill 2026, 04:00

Asambleja e 52-të Kombëtare fillon punimet

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Më 30 prill, Presidentja Ilijana Jotova do të mbledhë Asamblenë e 52-të Kombëtare të sapozgjedhur për seancën e saj të parë. Fillimi i punës së deputetëve është njoftuar për orën 10:00. Në parlamentin e ardhshëm hyjnë 6 formacione, ose tre më pak se ato në të 51-tin. Më i madhi është grupi i "Bullgarisë Progresive" . Ai do të përbëhet nga 131 deputetë. Pas tyre janë GERB-SDS me 39 deputetë. Koalicionit “Po e Vazhdojmë Ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB), të cilit vota e zgjedhësve i dha 37 vende, vendosi në mbrëmjen para fillimit të punës së parlamentit të ri se do të regjistrojë dy grupe të veçanta parlamentare. Kështu, “Bullgaria Demokratike” (DB) do të ketë 21 deputetë, ndërsa “Po e Vazhdojmë Ndryshimin” (PP) – 16 deputetë. Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) do të ketë 21 vende, dhe “Vëzrazhdane” – 12.

Në seancën e parë solemne, deputetët e parlamentit të ri do të përcaktojnë prioritetet e tyre dhe detyrat e para që do të trajtojnë.

Zilen e parë do të bjerë, sipas Kushtetutës, doajeni midis deputetëve - Rumen Millanov nga "Bullgaria Progresive" . Parlamenti do të duhet të zgjedhë edhe një kryetar. Në vitet e fundit, për shkak të diversitetit të parlamenteve, zgjedhja e një kryetari ka rezultuar të jetë një pengesë. Për shembull, zgjedhja e Natalija Kisellovës si kryetare e parlamentit të 51-të zgjati 26 ditë me 11 përpjekje.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva