Artikull
Bullgaria, Greqia dhe Turqia diskutuan veprimet e tyre për sigurinë kufitare
Enjte 30 Prill 2026 09:26
Enjte, 30 Prill 2026, 09:26
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Siguria kufitare u diskutua
nga ministrat e brendshëm të Bullgarisë, Greqisë dhe Turqisë në një takim në
Athinë, raportoi BTA. Ministri i Brendshëm në detyrë, Emill Deçev, tha se u
diskutuan tema të tilla si trafikimi i paligjshëm i migrantëve, drogës, armëve
dhe përdorimi i këtij trafikimi të paligjshëm për depërtimin e grupeve
terroriste në Evropë.
“Së pari konstatuam se
vërehet një tendencë pozitive për uljen e numrit të migrantëve që kalojnë
kufijtë e vendeve tona, falë përpjekjeve për kundërveprim” – tha Deçev
"Greqia po dërgon ekipet e saj për të ndihmuar Bullgarinë në kufirin bullgaro-turk. Ne kemi dërguar anijen tonë "Policia Kufitare" për të ndihmuar policinë kufitare greke në luftën kundër trafikimit të migrantëve përgjatë kufirit detar. Siç dihet, Greqia ka shumë ishuj të vendosur pranë bregdetit të Azisë së Vogël në Turqi. Ne raportojmë gjithashtu një bashkëpunim të shkëlqyer me Turqinë dhe i kemi drejtuar një ftesë për një seminar për përmirësimin e kualifikimeve të rojeve kufitare ", njoftoi gjithashtu ministri. “Kolegët tanë grekë janë të kënaqur që pas anëtarësimit tonë në Shengen nuk ka probleme në kufirin bullgaro-grek. Ky është një konstatim i përbashkët. Bashkëpunimi me kolegët turq është gjithashtu në një nivel shumë të lartë”, komentoi Deçev.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva