Enjte 30 Prill 2026 11:18
Enjte, 30 Prill 2026, 11:18
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
239 deputetë në parlamentin
e sapozgjedhur u betuan se do t'i përmbahen Kushtetutës dhe ligjeve të vendit
dhe se do të udhëhiqen nga interesat e popullit në të gjitha veprimet e tyre.
Pas kësaj, deputetët nënshkruan fletët e betimit. Në sallën plenare tingëlloi himni
i Republikës së Bullgarisë dhe himni i Bashkimit Evropian.
Seanca inauguruese e
parlamentit të 52-të u hap tradicionalisht me një fjalim nga deputeti më i moshuar,
77-vjeçari Rumen Millanov nga “Bullgaria Progesive”.
Rumen Millanov
FOTO: BTA
"Fakti që ju jeni më të rinj se unë më mbush me shpresë për arsyen. Mbi 3 milionë bullgarë votuan. Këtë herë na renditën ndryshe. Na dërguan këtu me një mesazh të qartë. Një pjesë e rëndësishme e kësaj shprese iu dha forcës së re politike që po merr përsipër qeverisjen e vendit. Kjo është një provë e madhe dhe një përgjegjësi edhe më e madhe. Ky parlament fillon punën pas një periudhe të vështirë - njerëzit janë të lodhur, duan rregulla, rend, stabilitet. Përgjegjësia sot është personale dhe secili prej nesh e mban atë. Me një shembull personal, duhet të rivendosim kuptimin e koncepteve të tilla si nderi, dinjiteti dhe patriotizmi. Ligji duhet të qëndrojë mbi të gjitha. Vetëm në këtë mënyrë drejtësia do të jetë një realitet që njerëzit do ta ndiejnë. Jetojmë në një kohë të pasigurt përçarjeje. Duhet ta ruajmë paqen", tha Millanov në fjalimin e tij dhe uroi - "Bullgaria të mbijetojë".
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva