LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 1 majin

Më 1 maj do të ketë vranësira të shpërndara, reshje priten vetëm në male

Enjte, 30 Prill 2026, 18:15

Parashikimi i motit për 1 majin

FOTO: Desisllava Semkovska - Radio Bullgaria

Madhësia e shkronjave

Të premten temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 2 dhe 7°. Për Sofjen pritet të jenë 2°. Gjatë ditës do të ketë vranësira të konsiderueshme dhe të shpërndara. Në disa vende, kryesisht në zonat malore dhe në pjesën perëndimore të vendit, do të bjerë shi i dobët, ndërsa mbi 1500 metra lartësi – borë e dobët. Do të vazhdojë të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 10 deri në 15°. Në kryeqytet – rreth 11°.

Në bregdetin e Detit të Zi do të ketë vranësira të shpërndara pa reshje. Temperaturat maksimale do të jenë 11–12°. Uji i detit është në të njëjtin interval, rreth 11–12°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2–3 ballë.

Në male do të jetë me vranësira. Në disa vende në pjesët perëndimore dhe qendrore të malit Stara Pllanina dhe në rajonin Rilla-Rodope do të ketë reshje të dobëta shiu, ndërsa mbi 1500 metra – borë. Do të fryjë erë mesatare dhe herë pas here e fortë nga verilindja. Temperatura maksimale në 1200 m lartësi do të jetë rreth 4°, ndërsa në 2000 m rreth minus 2°.

Të shtunën do të ketë shpërndarje më të mëdha dhe ulje të përkohshme të vranësirave. Ende në disa vende, kryesisht në zonat malore, do të ketë reshje të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të ulen edhe me 2–3 gradë, ndërsa ato ditore do të rriten pak.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva