Artikull
Partitë mbajtën deklaratat hyrëse në parlamentin e ri
Enjte 30 Prill 2026 12:38
Enjte, 30 Prill 2026, 12:38
Petër Vitanov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Fati na ka caktuar
pikërisht neve të marrim vendime të rëndësishme për ruajtjen e paqes dhe jetës
së qytetarëve bullgarë, deklaroi deputeti
i “Bullgarisë Progresive”, Petër Vitanov, i cili u zgjodh nga partia e tij
për të mbajtur fjalën hyrëse në parlamentin e ri të 52-të të vendit.
Toma Bikov
FOTO: BTA
“Duhet të jemi të bashkuar.
Nuk duhet të lejojmë që Bullgaria të përdoret në përplasjet globale. Ne kemi
gjeografinë dhe kulturën tonë dhe pozicionet tona ndërkombëtare duhet të marrin
parasysh interesat dhe dëshirat e popullit bullgar. Dua të qetësoj tregtarët e
frikës, të cilët përhapin idenë se Bullgaria mund të largohet nga Evropa. Ata
vetë e dinë se e bëjnë këtë vetëm për të justifikuar ekzistencën e tyre
politike. Bullgaria është plotësisht e integruar në BE, por ai nuk është i
imunizuar ndaj gabimeve dhe ne duhet pa komplekse të shprehim qëndrimin tonë”,
theksoi deputeti.
Sot dilema para shumicës së
plotë të “Bullgarisë Progresive” është: reforma të papopullarizuara me profil
të djathtë, ose dështim. Këtë e tha Toma
Bikov nga GERB, i cili lexoi deklaratën hapëse nga foltorja e Kuvendit
Popullor të 52-të.
Nadezhda Jordanova
FOTO: BTA
“Gjatë 12 viteve të fundit
Bullgaria u qeveris nga qeveri koalicioni, ndërsa në 5 vitet e fundit vendi u
zhyt në një krizë kronike politike dhe në pamundësinë për të formuar një qeveri
të qëndrueshme”, tha Bikov dhe premtoi se GERB‑SDS do të jenë një opozitë e
djathtë‑konservatore dhe konstruktive.
“Forca e parë politike mori shumicën dhe me të përgjegjësinë e qartë për të qeverisur. Ky është një mandat për qeverisje, por mbi të gjitha një mandat me një detyrë të jashtëzakonshme, me të cilën protestat rrëzuan pushtetin e mëparshëm – çmontimin e modelit ‘Borisov‑Peevski’. Ai e shndërron shtetin në një sistem varësish”, tha Nadezhda Jordanova nga “Po, Bullgaria”.
Ajten Sabri
FOTO: BTA
“Lëvizja për të Drejtat dhe
Liritë (DPS) do ta përmbushë rolin e
saj si një opozitë përgjegjëse dhe konstruktive. Ne do të mbështesim çdo
politikë që mbron të drejtat dhe liritë e njerëzve. Në të njëjtën kohë do të
jemi një korrektim i qëndrueshëm dhe parimor kudo që ka devijime nga parimet e
qeverisjes së mirë.” Këtë deklaratë e bëri në emër të Lëvizjes deputetja Ajten Sabri.
Kostadin Kostadinov
FOTO: BTA
“Jemi këtu për të folur, që të dëgjohet zëri i së vërtetës, të jemi ndërgjegjja e zgjuar e kombit.” Këtë e shpalli nga foltorja e parlamentit kryetari i “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov. Ai deklaroi se partia e tij do të punojë për rikthimin e monedhës bullgare lev, sepse, sipas tij, borxhi i shtetit vjen nga fakti që vendi është futur me forcë në eurozonë. Kostadinov theksoi gjithashtu përgjegjësinë e shtetit për krizën demografike.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva