Artikull
Kryetarja e Kuvendit Popullor Mihaella Docova: Të rikthejmë shtetin ligjor
Enjte 30 Prill 2026 14:00
Enjte, 30 Prill 2026, 14:00
Mihaella Docova
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Mihaella Docova nga partia
fituese e zgjedhjeve, “Bullgaria Progresive”, u zgjodh kryetare e Kuvendit
Popullor të 52‑të.
“Sfida para nesh është të
rikthejmë praktikat e mira të legjislacionit bullgar, ta bëjmë procesin të
parashikueshëm dhe jo të nxituar dhe ai të bazohet në debat, jo në formalizëm
procedural”, deklaroi Docova nga foltorja e parlamentit. Ajo shtoi se legjislacioni
duhet të mbështetet në vlerësimin e ndikimit dhe jo të bëhet “copë‑copë”.
Kryetarja e re e Kuvendit
theksoi se deputetët duhet të udhëhiqen në veprimtarinë ligjvënëse nga
qëndrueshmëria e vendimeve, e jo nga rrethanat e momentit.
“Sot, më shumë se kurrë,
Bullgaria ka nevojë jo vetëm për qeverisje të qëndrueshme, por edhe për
shërimin e shtetësisë”, tha Mihaella Docova. Sipas saj, jemi sërish të vendosur
përballë provës për të rikthyer dhe forcuar shtetin ligjor dhe të pavarur.
Mihaella Docova është 42 vjeçe, juriste me përvojë në administratën shtetërore dhe pushtetin ligjvënës. Ajo ka punuar në Ministrinë e Mjedisit dhe Ujërave, në Kuvendin Popullor dhe në Administratën Rajonale të Qarkut të Sofjes.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva