POLITIKË

Artikull

Andrej Gjurov: Njerëzit duan qeverisje pa lakmi, arrogancë dhe vetëhumbje

Enjte, 30 Prill 2026, 14:40

Andrej Gjurov

Andrej Gjurov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Kryeministri teknik Andrej Gjurov shprehu pritjet e tij para fillimit të seancës së parë të Kuvendit Popullor të 52‑të – që qeverisja e re të mos përkulet dhe deputetët të tregojnë guxim dhe parime. “Deputetët duhet të dinë se sot hyjnë aty, sepse njerëzit dolën në rrugë; edhe nëse tani janë në shtëpi, kërkesat dhe pritjet e tyre për një qeverisje të mirë mbeten të pandryshuara”, shtoi ai. 

Sipas Gjurovit, qytetarët kërkojnë qeverisje pa lakmi, pa arrogancë dhe pa vetëharrim. Ai theksoi se gjatë dy muajve të fundit qeveria teknike ka bërë shumë për të treguar se Bullgaria funksionon më mirë pa modelin Borisov‑Peevski dhe se mund të punohet me guxim, integritet dhe qëndrueshmëri. 

Në përgjigje të një pyetjeje nga gazetarët, Gjurov tha se nuk ka biseduar me Rumen Radev, i cili pritet të jetë kryeministri i ardhshëm, nëse ndonjë nga ministrat aktualë do të mbetet në kabinetin e rregullt. 

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva