LAJME

Artikull

“Reporterët pa Kufij”: Mediat e pakta të pavarura në Bullgari janë nën presion

Enjte, 30 Prill 2026, 16:46

“Reporterët pa Kufij”: Mediat e pakta të pavarura në Bullgari janë nën presion

FOTO: rsf.org

Madhësia e shkronjave

Vendi ynë renditet i 71-ti nga 180 vende për sa i përket lirisë së medias në indeksin vjetor nga organizata joqeveritare “Reporterët pa Kufij”, sipas faqes së internetit të organizatës. Kjo përfaqëson një rënie prej një vendi krahasuar me vitin e kaluar. 

Raporti i “Reporterëve pa Kufij” thotë se në Bullgari dhe Guatemalë, e cila renditet e 128-ta në renditje, përdoren padi të njohura si raste shuplakash kundër gazetarëve. Në hartën interaktive të indeksit, vendi ynë është ngjyrosur me ngjyrë kafe - një ngjyrë që e përcakton situatën me lirinë e medias si "problematike". 

“Liria e shtypit është e brishtë dhe e paqëndrueshme në një nga vendet më të varfra dhe më të korruptuara në Bashkimin Evropian. Mediat e pakta të pavarura në Bullgari janë nën presion”, thuhet në raport. Gjithashtu, ai vuri në dukje se përkatësia politike e anëtarëve të Këshillit për Median Elektronike ndikon negativisht në pavarësinë editoriale të medias publike. 

Kërcënimi i gazetarëve nga politikanët dhe manipulimi i mediave të caktuara për qëllime politike janë praktikë e zakonshme në Bullgari, është një tjetër gjetje, raportoi BTA.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva