Më 2 maj, nderojmë pagëzuesin e popullit bullgar, Shën Mbretin Boris-Mihaill

Shtunë, 2 Maj 2026, 05:00

Më 2 maj, nderojmë pagëzuesin e popullit bullgar, Shën Mbretin Boris-Mihaill

FOTO: Facebook/Metropoli i Vidinit

Madhësia e shkronjave

Shën Mbreti Boris-Mihaill është një sundimtar bullgar që hyri në histori me pagëzimin e popullit bullgar dhe futjen e shkrimit sllav, duke krijuar kushte për fillimin e të ashtuquajturit "Shekulli i Artë" të kulturës bullgare gjatë mbretërimit të djalit të tij Simeon të Madh.

Mbreti Boris, i cili sundoi në periudhën 852–889 dhe përsëri shkurtimisht në vitin 893, ishte një i afërm i martirit të shenjtë Princ Bojanit të Bullgarisë. Ai negocioi me Papa Nikollaj për pagëzimin, por pranoi besimin e krishterë nga Lindja - Kostandinopoja.

Patriarku Foti i Kostandinopojës dërgoi peshkopë dhe priftërinj në Bullgari. Borisi u pagëzua me të gjithë familjen e tij, dhe në pagëzim mori emrin e perandorit bizantin - Mihail. Bojarët dhe i gjithë populli u pagëzuan në vitin 865.

Ikona të Shën Mbretit Boris-Mihaill

FOTO: Facebook/Metropoli i Vidinit

Pas vdekjes së vëllezërve tëshenjtë Kirill dhe Metodij, nxënësit e tyre gjetën pranim në Bullgari dhe ndihmuan Mbretin Boris në aktivitetet e tij fetare, arsimore dhe letrare. Mbreti Boris e donte monastizmin. Në vitin 889, ai e vendosi djalin e tij të madh, Vladimirin, në fron dhe u tërhoq në një manastir. Bojarët e pakënaqur e nxitën Vladimirin të bënte një grusht shteti me qëllim rivendosjen e fesë pagane, por me të mësuar për këtë, Borisi u kthye në kryeqytetin Pliska dhe shtypi kryengritjen. Vladimiri u rrëzua nga froni dhe djali i tij i vogël, Simeoni, u vendos në vendin e tij.

Mbreti Boris-Mihaill u kthye në manastir për agjërim dhe lutje dhe vdiq si murg në vitin 906 më 2 maj.

Si pagëzues, Shën Mbreti Borisi quhet "Shenjtor i Barabartë me Apostujt".

Lexoni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:

 

Përpiloi: Krasimir Martinov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva