Premte 1 Maj 2026 09:26
Premte, 1 Maj 2026, 09:26
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Rreth 1.7 milion makina do të dalin në rrugë për 1 majin dhe 6 majin – Ditën e Shën Gjergjit. Trafik i rënduar pritet në të gjithë vendin për serinë e ditëve të pushimit. Më 1 dhe 3 maj, nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 14:00, do të jetë e kufizuar lëvizja e kamionëve të rëndë mbi 12 tonë që largohen nga Sofja në tre autostradat kryesore - "Trakia", "Hemus" dhe "Struma". Gjatë tre ditëve të pushimit, Policia Rrugore do të ushtrojë kontroll të shtuar në pikat më problematike të vendit. Do të vendoset një organizim i përkohshëm i trafikut midis Simitli dhe Kresnës.
Në ditët në vijim, kufizime të ngjashme do të futen në pika të ndryshme në vend me qëllim lehtësimin e trafikut.
Trafiku në pikat kufitare "Kapitan Andreevo" dhe "Lesovo" në kufirin me Republikën e Turqisë është jashtëzakonisht intensiv në dalje për kamionët, njoftoi Policia Kufitare. Trafiku është normal në të gjitha pikat kufitare dhe pikat e kalimit me vendet e tjera fqinje të Bullgarisë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva