EKONOMI

Artikull

Bullgaria raporton inflacionin më të lartë vjetor midis vendeve të eurozonës

Premte, 1 Maj 2026, 10:08

Bullgaria raporton inflacionin më të lartë vjetor midis vendeve të eurozonës

FOTO: Pixabay

Madhësia e shkronjave

Në prill 2026, inflacioni në Bullgari arriti në 6.2% në bazë vjetore, sipas të dhënave të Eurostat. Kjo përfaqëson një rritje të konsiderueshme krahasuar me marsin, kur ishte 2.8%. Vetëm në një muaj, ka pasur një kërcim të fortë, i cili e çon vendin ndjeshëm mbi mesataren e eurozonës (3.0%).

Përveç inflacionit vjetor, Eurostat raporton gjithashtu inflacion mujor prej 2.0% në prill. Me inflacion prej 6.2%, Bullgaria është ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve në BE në prill.

Borxhi i jashtëm bruto i Bullgarisë në fund të shkurtit arriti në mbi 65 miliardë euro, ose 52.9% të PBB-së së vlerësuar. Kjo është 15.7 miliardë euro - 31.7% krahasuar me një vit më parë, raportoi Banka Kombëtare Bullgare.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva