Artikull
Ministri i Çështjeve Sociale i kërkon qeverisë së re të mos ulë të ardhurat
Premte 1 Maj 2026 11:51
Premte, 1 Maj 2026, 11:51
Ministri Hasan Ademov
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Qeveria e ardhshme e rregullt e Rumen Radev duhet të zhvillojë një program afatgjatë të politikave të të ardhurave me partnerët socialë. Pagesat sociale duhet të ruhen, kërkoi Ministri në detyrë i Punës dhe Politikës Sociale Hasan Ademov para Nova TV.
Sipas tij, Bullgaria është në një nga vendet e para për sa i përket pabarazive në sferën e punës.
"Ato janë ndër arsyet për "të varfrit që punojnë", dhe jo rritjet periodike sociale, tha Ademov. Sipas tij, një analizë serioze duhet t'i paraprijë disa shkurtimeve në administratën shtetërore.
Ademov theksoi se inflacioni është pasojë e asaj që po ndodh në mjedisin tonë përreth.
"Vështirë se mund të luftohetkundër tij duke shpërndarë para," pranoi Ministri në detyrë i Çështjeve Sociale.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva