LAJME

Artikull

Avokatja e Popullit sinjalizon rritje të mashtrimeve me makinat e importuara

Premte, 1 Maj 2026, 14:48

Avokatja e Popullit Velisllava Dellçeva

Avokatja e Popullit Velisllava Dellçeva

FOTO: ombudsman.bg

Madhësia e shkronjave

Avokatja e Popullit Velisllava Dellçeva paralajmëroi për mashtrim me makinat e përdorura të importuara nga jashtë, raportoi qendra e shtypit e institucionit. Ajo këmbëngul në masa konkrete dhe efektive nga Ministria e Brendshme. Vetëm në vitin 2025, pati 786 raste.

Sinjalet drejtuar institucionit tregojnë një problem sistematik dhe të përsëritur – qytetarë bullgarë blejnë makina që në momentin e blerjes kanë regjistrim të rregullt dhe nuk figurojnë si të kërkuara. Pastaj të njëjtat makina shpallen të vjedhura në sistemet ndërkombëtare dhe kombëtare. Policia i sekuestron ato dhe blerësit e mirëbesueshëm pësojnë humbje të mëdha financiare, thuhet në njoftim.Analiza tregon se automjetet e marra me qira ose me lizing jashtë vendit ndalojnë së paguari, shpallen në kërkim dhe ndërkohë shiten në Bullgari.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva