Artikull
Përqindja e të rinjve të punësuar në vend është më e ulëta në BE
Premte 1 Maj 2026 15:47
Premte, 1 Maj 2026, 15:47
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Përqindja e të punësuarve midis të rinjve të moshës 20-29 vjeç në Bullgari mbetet ndër më të ulëtat në BE. Deri në vitin 2025, të punësuarit në këtë grupmoshë janë 52.7% e popullsisë, me një trend në rënie, krahasuar me një mesatare të BE-së prej 65.6%. Por punëdhënësit vazhdojnë të flasin për një mungesë kronike të njerëzve. Problemi qëndron në mënyrën se si të rinjtë kalojnë nga arsimi në punësim, shkruan Adrian Nikollov në një analizë nga Instituti për Ekonominë e Tregut, të botuar në ime.bg.
Në shumë ekonomi evropiane, është e zakonshme që të rinjtë të punojnë me kohë të pjesshme, të kryejnë stazhe të paguara ose të marrin pjesë në forma trajnimi të lidhura ngushtë me punëdhënësit. Në Bullgari, përqindja e të rinjve (15-29 vjeç) që studiojnë dhe punojnë është vetëm 3.1%, krahasuar me një mesatare të BE-së prej 11.6%. Në Holandë, kjo përqindje është 36.4%, dhe në Gjermani - 19%. Problemi është qartësisht i dukshëm si në arsimin e lartë, ashtu edhe në atë profesional, thekson analisti.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva