Artikull
SHBA-të e hoqën Bullgarinë nga lista e vendeve që lejojnë piraterinë në internet
Premte 1 Maj 2026 17:13
Premte, 1 Maj 2026, 17:13
FOTO: ustr.gov/Pixabay
Madhësia e shkronjave
Bullgaria është hequr nga lista e partnerëve tregtarë të SHBA-së që sipas Uashingtonit nuk po bëjnë mjaftueshëm për të mbrojtur të drejtat e pronësisë intelektuale dhe për këtë arsye i nënshtrohen sanksioneve. Kjo bëhet e qartë nga raporti vjetor i publikuar nga Zyra e Përfaqësuesit të Tregtisë për administratën e Presidentit Donald Trump.
Raporti është përgatitur sipas Paragrafit 301 të Ligjit të Tregtisë të SHBA-së të vitit 1974.
Dokumenti vëren se gjatë vitit të kaluar Bullgaria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të parandaluar piraterinë online, duke kulmuar në janar 2026, kur pesë domenet më të njohura pirate bullgare u mbyllën dhe disa persona u arrestuan.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva