LAJME

Artikull

Presidentja është në Armeni për takimin e Komunitetit Politik Evropian

Hënë, 4 Maj 2026, 08:54

Presidentja është në Armeni për takimin e Komunitetit Politik Evropian

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Vizita e Presidentes Ilijana Jotova në Armeni po vazhdon. Ajo merr pjesë në Samitin e Tetë të Komunitetit Politik Evropian, i cili hapet në Jerevan më 4 maj, njoftoi shërbimi për shtyp i kreut të shtetit. Jotova do të marrë pjesë në diskutimin "Ndikimi i Korridorit Vertikal të Gazit në Sigurinë Rajonale të Energjisë".

Të dielën, më 3 maj, Presidentja Ilijana Jotova dhe Kryeministri i Armenisë Nikol Pashinjan nënshkruan një deklaratë të përbashkët mbi partneritetin strategjik midis Sofjes dhe Jerevanit.

Të dy theksuan nivelin e lartë të dialogut politik midis dy vendeve dhe ishin kategorikë se ka shumë potencial të pashfrytëzuar për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe në një numër fushash, të tilla, si ekonomia, energjia, siguria dhe mbrojtja.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva