Artikull
Ministri i Brendshëm në detyrë ndodhet për një vizitë në SHBA
Hënë 4 Maj 2026 11:18
Hënë, 4 Maj 2026, 11:18
FOTO: mvr.bg
Madhësia e shkronjave
Një delegacion i Ministrisë së Brendshme (MPB), i udhëhequr nga Ministri i Brendshëm në detyrë Emill Deçev, ndodhet për një vizitë pune në SHBA, njoftoi qendra e shtypit e MPB. U zhvilluan takime në Departamentin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së dhe në Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së, si dhe në Zyrën e Hetimeve Speciale të Forcave Ajrore të SHBA-së (AFOSI) dhe institucione dhe agjenci të tjera amerikane.
Bisedimet vunë në dukje bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh në fushën e sigurisë, me një fokus prioritar në luftën kundër terrorizmit, sigurinë kufitare dhe migracionin. Delegacioni bullgar vuri në dukje gjithashtu progresin e rëndësishëm të vendit tonë në zbatimin dhe finalizimin e procesit të anëtarësimit në Programin e Heqjes së Vizave të SHBA-së.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva